Saffron team

Qershor 05, 2017 | E hënë

Share This Post With:

Prodhuesi i shafranit në Kosovën veriore i angazhuar për bujqësi të qëndrueshme

Ne takuam prodhuesin e shafranit, Nexhmedin Kahrimani, themeluesin e një kompanie bujqësore të Kosovës veriore i cili ka përfituar nga fondi zhvillimor për veriun.

”Ne të gjithë e dimë se industria më e madhe në Kosovë është bujqësia, por rritja ekonomike e sektorit është e kufizuar nga mungesa e pajisjeve, ekspertiza teknike, shumëllojshmëria e kufizuar e të korrave dhe praktikat e vjetëruara të menaxhimit të fermës,” tha Nexhmedin Kahrimani, pronar i “Saffron Team”, një kompani në fshatin Çabër, Zubin Potok.  “Për të kapërcyer këto sfida, fermerët në Kosovë kanë nevojë për mbështetje financiare siç ishte ndihma prej 48.000 euro që kam marrë nga fondi për zhvillim.”

Prodhimi bujqësor është një nga sektorët më premtues të Kosovës. Në vitin 2014, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bujqësia ishte kontribuesi i tretë më i madh i prodhimit bruto të brendshëm të Kosovës (PBB). Në këtë sektor janë punësuar rreth 25% e fuqisë punëtore të Kosovës dhe ka kontribuar me 14.1% të PBB-së në vitin 2012.

Saffron team 1

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës (MBPZHR) lansoi Programin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2014-2020 në përputhje me rregulloren e BE-së IPA II dhe politikën e përbashkët bujqësore. Duke i ndjekur këto zhvillime, fondi për zhvillim për komunat veriore të Kosovës është i fokusuar në përkrahjen e iniciativave bujqësore poashtu.

Njëri ndër produktet bujqësore i mbështetur nga fondi për zhvillim është shafrani. Kahrimani, e përshkruan këtë  produkt si “një e korrë me vlerë të lartë që i përshtatet në mënyrë ideale klimës, tokës, lartësisë dhe fermerëve të vegjël të Kosovës, si unë“.

Shafrani është i njohur si një përbërës për receta ekzotike, të njohura në të gjithë Mesdheun dhe Lindjen e Mesme dhe është ndër erëzat më të shtrenjta në botë. Por ai gjithashtu ofron ushqyes të rëndësishmëm si rezultat i komponimeve të tij komplekse kimike që ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.

Me mbështetjen financiare të fondit për zhvillim, kompania e vogël “Saffron Team”, ka arritur të blejë fara të shafranit, të punësojë 20 punëtorë sezonal dhe të blejë një sobë moderne për të tharë lulet e shafranit për korrjen e erëzes.

Saffron team 2

Duke sjellur një produkti të ri dhe bio, biznesi i nxitur nga fondet e zhvillimit, u ngrit mjaft mirë. Bazuar në suksesin e hershëm “Saffron Team” është në mesin e një grupi të vogël të fermerëve në Kosovë, të cilët lobojnë për bujqësi të qëndrueshme, prodhim ekologjik dhe ruajtje të biodiversitetit, kundër përdorimit të pesticideve kimike në bimë.

“Ne kultivojmë shafran që është 100% natyral”, thotë Nexhmedini. “Toka ku kemi mbjellë shafranin është e rrethuar me pemë dhe kjo do të thotë që nuk ka ndotje të jashtme që mund të ndikojë në zhvillimin e shafranit. Ai është i mbrojtur nga natyra. Plehërimi i fushës tonë është bërë edhe me pleh natyral, ndërsa korrja është kryer me dorë me përdorimin e dorezave . Ky angazhim i ekipit tonë tregon se sa serioz dhe  të vendosur  jemi të gjithë ne. “

Në dy vitet e fundit “Saffron Team” ka mbjellë qindra mijëra lule “crocus” shafran në një tokë prej një hektarësh jashtë Zubin Potokut, në fshatin Çabër.  Kompania pret që të prodhojë rreth 1,500 gram shafran në vitin e ardhshëm.

“Ne padyshim jemi histori suksesi, por sërish si një kompani e re ne jemi duke luftuar për t’u përshtatur në tregun e Kosovës,” tha Nexhmedini. “Praktikat tona të biznesit janë të bazuara në respektin e ndërsjellë, ndershmëri dhe drejtësi për të gjithë. Në këtë mënyrë, “Saffron Team” dëshiron të jetë një partner i besueshëm për të gjithë klientët, furnizuesit dhe natyrisht për partnerët dhe punonjësit e vet. Unë jam nga veriu e Kosovës. Unë jetoj atje. Transparenca më ndihmoi të krijoj besim. Ndërsa besimi është sigurisht bazë për punën e mirë në grup. Sot, unë jam në negociata me një biznesmen serb nga veriu i Kosovës poashtu dhe së bashku ne jemi duke u përpjekur për të prodhuar vaj shafrani . Kjo është sfida jonë e ardhshme.”

Shënim: Saffron Team” ka marrë një grant në vlerë prej 48,000 € nga fondi për zhvillim për komunat e Kosovës veriore, për një periudhë dy vjeçare. Fondi për zhvillim ka rezultuar nga përfundimet e  Grupit Punues Doganor në kuadër të dialogut në Bruksel të lehtësuar nga BE-ja e cila depoziton të hyrat nga pikat e kalimit në një fond të mbikqyrur nga një bord menaxhues.

Lexoni më shumë rreth asaj se si Fondi për Zhvillim është duke e mbështetur rritjen në Kosovën veriore.