Shtator 30, 2017 | E shtunë

Share This Post With:

PHOTO BLOG September 2017

image6

Shtatori në Qendrat Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut kishte të bëjë me Evropën Krijuese. EUICC-të në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut organizuan një fushatë informative, ku u mbajt një panel diskutimi dhe dy seanca informimi. (Foto nga: EUICC)

image4

Evropa Krijuese është programi kornizë i Komisionit Evropian për mbështetjen e sektorit kulturor dhe audiovizual. Në një diskutim në panelin e EUICC në Prishtinë, Florim Canolli nga Ministria e Integrimit Evropian deklaroi se Kosova do të jetë e pranueshme për fondet e Evropës Krijuese që nga fillimi i vitit 2018. (Foto nga: EUICC)

image5

Procesi i pranueshmërisë së Kosovës do të koordinohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Valon Ibraj nga Departamenti i Diplomacisë Kulturore i Ministrisë së Kulturës u nominua si kreu i Tryezës Kreative për Programin Evropa Kreative. (Foto nga: EUICC)

image3

Në një sesion informimi në EUICC në Mitrovicën e Veriut, një panel i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimit Evropian, z. Florim Canolli dhe z. Flamur Salihu, ndanë informata rreth   Evropën Krijuese,   kriteret e pranueshmërisë dhe e treguan një skicë të programeve tjera të BE-së në dispozicion në Kosovë. (Foto nga: EUICC)

image1

Znj. Dominique Thiange (Belgjikë), ish eksperte për Programin ‘Kulturë për të Gjithë’ – Faza III (2014 – 2016), në një sesion informimi në EUICC në Prishtinë i prezantoi thirrjet aktuale të Evropës Krijuese, dha këshilla mbi procesin e aplikimit dhe një pasqyrë mbi përfitimet që fondet e Evropës Krijuese do t’i sjellin në sektorin kulturor të Kosovës.(Foto Blog: EUICC)

image2

Buxheti i përgjithshëm për programin Evropën Kreative 2014-2020 është 1.46 miliarda euro i cili do t’i ndihmojë sektorët e përgjithshëm kulturorë evropianë në rritjen e kontributit të tyre në vende pune, dukshmëri, shkëmbim të përvojave midis artistëve dhe rritje të qëndrueshme. (Foto nga: EUICC)