Dhjetor 04, 2017 | E hënë

Share This Post With:

FOTOBLLOG: Fushata për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore tek EUICC në Prishtinë filloi me një Shfaqje Filmi dhe Diskutim. Një Master-Klasë për Lirinë e Shprehjes dhe e Drejtës së Medias nga juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari ishte ngjarja e dytë e organizuar në Prishtinë, përderisa në EUICC në Mitrovicën Veriore u zhvillua një Diskutim në Panel mbi Sundimin e Ligjit, dhe një Master-Klasë mbi Sundimin e Ligjit dhe Mediat.

five broken cameras

Shfaqja e Dokumentarit “Pesë Kamerat e Thyera” i cili është një produksion i përbashkët palestino-izraelit dhe i cili dokumenton përditshmërinë e popullit palestinez dhe betejën e tyre për t’i ushtruar të drejtat themelore, ishte vlerësuar me çmime nga festivale botërore të filmit, përfshirë Çmimin për Dokumentarin më të Mirë në Festivalin e Filmit në Jerusalem. (Fotot nga: EUICC)

dokufest

EUICC kishte nderin të kishte si mysafir special Drejtorin Artistik të Dokufestit, Veton Nurkollarin, për të diskutuar rëndësinë e mediave të lira, ndikimin e tyre në vetëdijesimin publik, dhe shfrytëzimin e tyre si mjet për të promovuar aktivizmin shoqëror. “Liria e shprehjes është gjëja më e rëndësishme që një vend mund ta arrijë. Promovimi i mediave të lira dhe aktivizmi shoqëror kanë qenë gjithnjë qëllimet e para të Dokufestit”, tha Nurkollari (Foto nga:EUICC)

masterclass

Master-klasa mbi Sundimin e Ligjit dhe Mediat, e mbajtur në EUICC të Mitrovicës Veriore, si pjesë e nismës mbi Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore me Millan Radonjiq nga BIRN dhe Zhelko Tvrdishiq nga Kontakt Plus, duke u përqendruar në rolin boshtor të mediave në mbështetjen e sundimit të ligjit. (Foto nga: EUICC)

flutura

Tek Master-Klasa mbi Lirinë e Shprehjes dhe E Drejta e Medias në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, juristja e së drejtës së medias dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Flutura Kusari paraqiti aspektet thelbësore dhe ilustroi me shembuj lidhur me lirinë e shprehjes, përfshirë edhe rolin e mediave, qasjen në dokumente publike, sinjalizimin, dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve, si dhe çështje tjera të ndërlidhura (Foto nga:EUICC)

euicc

“Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut e përbërë nga të drejta dhe obligime, e cila e mbështet sundimin e ligjit. Ajo i mundëson një individi që të informohet lidhur me vendimet e autoriteteve publike, dhe i bën ato të japin llogari dhe përgjegjësi. Pa liri të shprehurit të garantuar është e vështirë të sigurohet sundimi i ligjit dhe një shtet demokratik.” tha mes tjerash Kusari. (Foto Bllog: EUICC)

eulex

Në diskutim në panel mbi Sundimi e Ligjit të mbajtur në Mitrovicë si pjesë e Nismës për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore ishte një pasqyrim mbi gjendjen e tanishme të sundimit të ligjit në Kosovë me përfaqësues të KB-së, Zyrës së BE-së/PSBE-së, OJQ-në Aktiv dhe EULEX-in. (Foto nga: EUICC)

eulex_panel

Folësit e këtij paneli bënë paraqitje lidhur me parimet bazë të sundimit të ligjit dhe si këto pasqyrohen tek qytetarët e Veriut dhe të drejtat e tyre themelore njerëzore. (Foto nga: EUICC)

Related Posts