1

Gusht 02, 2017 | E mërkurë

Share This Post With:

FOTO BLOG

Me një koncert të “Gruv Hijena”, një bend i muzikës metal nga Mitrovica Veriore, Qendrat Informative dhe Kulturore e BE-së e hapën programin e tyre të larmishëm të korrikut, ku vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë. Itinerari i këtij muaji u përmbyll me një bisedë interaktive dhe një ekspozitë fotografike të alpinistes sonë të famshme Uta Ibrahimi mbajtur në QIKBE në Prishtinë.

1

Performanca muzikore e bendit lokal të metalit alternativ “Gruv Hijena”. Ky bend është i mjaft i njohur në veri të Kosovës për performimin e koverave të zhanreve të ndryshme të rokut dhe e ka tërhequr një numër të madh të entuziastëve të muzikës në këtë rast. (Foto e bërë nga: EUICC Mitrovica e Veriut)

2

QIKBE në Prishtinë e mirëpriti Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Zj. Marija Kapitanoviq, si pjesë e serisë së takimeve “Takohu me Ambasadorin”. (Foto e bërë nga: EUICC Prishtinë)

3

Znj. Kapitanoviq foli për Kroacinë, për marrëdhëniet tradicionale miqësore midis Kroacisë dhe Kosovës dhe për bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve. Ambasadorja, në mesin e shumë temave të tjera, e theksoi rëndësinë e barazisë gjinore si parakusht për zhvillim demokratik të shoqërisë. (Foto e bërë nga: EUICC Prishtinë)

4

QIKBE në Mitrovicën e Veriut ua hapi dyert e veta të gjithë qytetarëve të interesuar për ta shikuar shfaqjen e dokumentarit francez të titulluar “Des Femmes et Des Hommes” – Gratë dhe Burrat. (Foto e bërë nga: EUICC, Mitrovica e Veriut)

5

Në regjinë e Frédérique Bedos, filmi u jep zë aktivisteve që vijnë nga kulturat dhe arsimimet e ndryshme duke e trajtuar çështjen e barazisë gjinore dhe mënyrën se si gjinia perceptohet në kulturat e ndryshme anembanë botës. (Foto e bërë nga: EUICC Mitrovica e Veriut)

6

Gruaja e parë shqiptare e Kosovës që e ka pushtuar malin Everest, Uta Ibrahimi, gjatë prezantimit dhe bisedës së saj në QIKBE, edicioni i korrikut i Master Klasës dhe Fotoekspozitës. (Foto e bërë nga: EUICC Prishtinë)

7

Fotoekspozita, e cila e paraqet rrugën e ngjitjes së Utës nga fillimi e deri në majën e Malit Everest, do të jetë e hapur për publikun për një muaj. (Foto e bërë nga: EUICC Prishtinë)

8

Uta Ibrahimi dhe pjesëmarrësit e diskutimit në EUICC Prishtinë. (Foto e bërë nga: Uta Ibrahimi)