image1

Shtator 30, 2017 | E shtunë

Share This Post With:

Creative Europe Programme – Presentation

nga Dominique Thiange - Keshillatare ne Industrine e Kultures

EVROPA KRIJUESE (2014-2020)
____________________________________

Nën-programi i kulturës

Mbështetje për
PROJEKTET E BASHKËPUNIMIT EVROPIAN 2018
dhe për
PROJEKTE TË BASHKËPUNIMIT TË LIDHURA ME VITIN EVROPIAN TË TRASHËGIMISË KULTURORE 2018

Europa Krijuese është programi kornizë i Komisionit Evropian për mbështetjen e sektorit kulturor dhe atij audioviziv. Në vijim të Programit të Kulturës dhe Programit për MEDIA të kaluar, Evropa Krijuese mbështet sektorët kulturorë dhe krijues të Evropës, me buxhet prej 1,46 miliardë eurosh (9% më i lartë se paraardhësit e tij).

E nisur në janar të vitit 2014, Evropa Krijuese bashkon një nën-program kulturor, i cili siguron fonde për sektorët kulturorë dhe krijues, dhe një nën-program për MEDIA, i cili investon në film, televizion, media të reja dhe lojëra.

Komisioni Evropian është përgjegjës për zbatimin e programit. Agjencia Ekzekutive e Arsimit, Audiovizuale dhe e Kulturës (EACEA) menaxhon nën-programet e Kulturës dhe për MEDIA në emër dhe nën kontrollin e Komisionit Evropian.

Programi zgjat 7 vjet (2014-2020)

Ofron fonde për:

  • Zhvillim të filmave, programeve televizive dhe lojërave evropiane
  • Shpërndarje dhe promovim të filmave, festivaleve, rrjeteve kinematografike evropiane
  • Trajnim për profesionistë kulturorë dhe krijues/artistë
  • Përkthime letrare
  • Bashkëpunim ndërkufitar

Çka tjetër mbështet Evropa Krijuese? 
Përmes Evropës Krijuese, Bashkimi Evropian mbështet një sërë iniciativash dhe çmimesh, të cilat synojnë të nxjerrin në pah përsosmërinë dhe të rrisin ndërgjegjësimin për krijimtarinë dhe trashëgiminë e Evropës:
– Kryeqytete Evropiane të Kulturës
– Ditët e Trashëgimisë Evropiane
– Çmimi i Bashkimit Evropian për Trashëgiminë Kulturore / Çmimet Europa Nostra
– Çmimi i Bashkimit Evropian për Arkitekturë Bashkëkohore / Çmimi Mies van der Rohe
– Etiketa e Trashëgimisë Evropiane
– Çmimi për Thyerjen e Kufinjve Evropianë
– Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsi

Në nën-programin e kulturës, Kosova është e kualifikueshme për

  • Përkrahje për projektet e bashkëpunimit
  • Përkrahje për projektet e përkthimit letrar

Aktualisht është e hapur një thirrje vjetore për propozime

  • PROJEKTE BASHKËPUNIMI (kategoria 1 dhe 2)

Afati i fundit: 18 janar 2018

Është hapur edhe një thirrje shtesë shtesë për propozime për vitin 2018 për:

  • PROJEKTE TË BASHKËPUNIMIT TË LIDHURA ME VITIN EVROPIAN TË TRASHËGIMISË KULTURORE 2018 (kategoria 3)

Afati i fundit: 22 nëntor 2017

PROJEKTET E BASHKËPUNIMIT

PËRSE DUHEN?

Të mbështetet kapaciteti i sektorëve kulturorë dhe krijues evropianë për të vepruar në nivel transnacional dhe ndërkombëtar. Të promovohet qarkullimi i veprave kulturore dhe krijuese dhe lëvizshmëria e lojtarëve kulturorë dhe krijues, në veçanti e artistëve, në nivel transnacional.  Gjithashtu, synohet të përmirësohet qasja në veprat kulturore dhe krijuese evropiane dhe të zgjerohet shtrirja e tyre në publik të ri dhe më të madh.

Përveç kësaj, jepet kontribut në inovacion dhe kreativitet në fushën e kulturës.

  • PROJEKTET E BASHKËPUNIMIT

Dy kategori janë të disponueshme në kuadër të këtij fondi vjetor:

Kategoria 1: Projekte të Vogla Bashkëpunimi (Coop1)
Projekte që përfshijnë një udhëheqës projekti dhe të paktën dy partnerë të tjerë, një minimum prej 3 organizatash partnere nga 3 vende të ndryshme të kualifikueshme.
Partnerët mund të aplikojnë për një grant deri në 200.000 € (më së shumti 60% e buxhetit të përgjithshëm të projektit).

Kategoria 2: Projekte të Mëdha Bashkëpunimi (Coop2)
Projekte që përfshijnë një udhëheqës projekti dhe të paktën 5 partnerë të tjerë, një minimum prej 6 partnerësh nga 6 vende të ndryshme të kualifikueshme.
Partnerët mund të aplikojnë për një grant deri në 2 milionë € (më së shumti 50% e buxhetit të përgjithshëm të projektit).

  • Caqet dhe prioritetet

Caqet kryesore janë:

  1. Të forcohet kapaciteti i sektorëve kulturorë dhe krijues evropianë për të vepruar në nivel transnacional dhe ndërkombëtar dhe të nxitet qarkullimi transnacional i veprave kulturore dhe krijuese.
  2. Të kontribuohet në zhvillimin e publikut duke u angazhuar në mënyra të reja dhe inovative me publikun dhe të përmirësohet qasja në veprat kulturore dhe krijuese në Bashkim, me një fokus të veçantë tek fëmijët, të rinjtë, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe grupet e nënpërfaqësuara.
  3. Të kontribuohet në inovacion dhe kreativitet në fushën e kulturës, për shembull përmes testimit të modeleve të reja të biznesit dhe promovimit të kalimeve inovative në sektorë të tjerë.

Prioritetet e mbështetjes për projektet e bashkëpunimit evropian janë:

  • Të promovohet lëvizshmëria transnacionale e artistëve dhe profesionistëve me qëllim të promovimit të shkëmbimeve kulturore, dialogëve ndërkulturore dhe kuptimit të diversitetit kulturor dhe përfshirjes sociale.
  • Zhvillimi i publikut nënkupton afrimin e njerëzve dhe kulturës. Kjo nënkupton përmirësimin e qasjes në veprat kulturore dhe krijuese evropiane dhe në trashëgiminë kulturore të prekshme dhe të paprekshme dhe sigurimin e qasjes në vepra kulturore për grupet e nënpërfaqësuara, përfshirë refugjatët.
  • Të nxitet ndërtimi i kapaciteteve përmes qasjeve inovative për krijimin, zhvillimin dhe testimin e modeleve të reja dhe inovative të mbledhjes së të hyrave, menaxhimit dhe marketingut për sektorët kulturorë, veçanërisht në lidhje me kalimin në digjital dhe zhvillimin e aftësive të reja për profesionistët kulturorë.
  • Të rritet dialogu ndërkulturor, të promovohen vlerat e përbashkëta të BE-së, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respektimi i kulturave të tjera, duke kontribuar kështu në integrimin social të emigrantëve dhe refugjatëve.
  • Për kë shkon ky financim?
  • Organizatat krijuese, kulturore dhe të trashëgimisë që punojnë në çdo formë arti, siç janë artet pamore, baleti, teatri, letërsia, performanca, muzika, trashëgimia, arkitektura, dizajni, cirku, festivale, artizanati dhe moda. Këtu përfshihen institucionet e arsimit të lartë, autoritetet lokale, ndërmarrjet sociale, organizatat bamirëse dhe kompanitë që veprojnë në sektorët kulturorë dhe krijues.
  • Aplikuesit (udhëheqësi i projektit dhe partnerët) duhet të jenë aktivë në sektorët kulturorë dhe krijues dhe të themeluar ligjërisht në një nga vendet pjesëmarrëse në nën-programin e Kulturës së Evropës Krijuese.

Si udhëheqësi i projektit ashtu edhe partnerët duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë ekzistencën e tyre si person juridik në afatin e dorëzimit.

  • Vetëm organizata udhëheqëse duhet të jetë themeluar ligjërisht dy vjet përpara afatit përfundimtar të aplikimit.
  • Individët nuk mund të aplikojnë për një grant.
  • PROJEKTE TË BASHKËPUNIMIT TË LIDHURA ME VITIN EVROPIAN TË TRASHËGIMISË KULTURORE 2018

Afati i fundit për dorëzim: 22 nëntor 2017 në ora 11:00

  • Caqet dhe prioritetet

Caku kryesor i mbështetjes për projektet e bashkëpunimit Evropian në lidhje me Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018 është të pasqyrojë qëllimin e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018 (VETK 2018), i cili është të inkurajojë ndarjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore evropiane si një burim i përbashkët, për të rritur ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta dhe për të përforcuar një ndjenjë të përkatësisë në një hapësirë të përbashkët evropiane

Brenda këtij konteksti, dy caqet e mbështetjes për projektet e bashkëpunimit Evropian në lidhje me VETK 2018 janë:
(1) Përforcimi i ndjenjës së përkatësisë në një hapësirë të përbashkët evropiane; 
(2) Promovimi i trashëgimisë kulturore si një burim frymëzimi për krijimin dhe inovacionin artistik bashkëkohor dhe përforcimin e ndërveprimit ndërmjet sektorit të trashëgimisë kulturore dhe sektorëve të tjerë kulturorë dhe krijues.

  • KOHËZGJATJA

Kohëzgjatja maksimale e një projekti është

  • Për kategorinë 1: 48 muaj
  • Për kategorinë 2: 48 muaj
  • Për kategorinë 3: 24 muaj
  • KALENDARI
  1. Projektet e bashkëpunimit në shkallë më të vogël (kategoria 1)

Publikimi i thirrjes për propozime: shtator 2017
Afati i fundit për dorëzim: 18 janar 2018
Periudha e vlerësimit: 6 muaj
Informata për aplikuesit: qershor 2018
Nënshkrimi i marrëveshjeve të granteve: korrik-shtator 2018
Data e fillimit të veprimit: maj deri në dhjetor 2018

  1. Projektet e bashkëpunimit në shkallë më të madhe (kategoria 2)

Publikimi i thirrjes për propozime: shtator 2017
Afati i fundit për dorëzim: 18 janar 2018
Periudha e vlerësimit: 6 muaj
Informata për aplikuesit: qershor 2018
Nënshkrimi i marrëveshjeve të granteve: korrik-shtator 2018
Data e fillimit të veprimit: qershor deri në dhjetor 2018

  1. Projekte të bashkëpunimit të lidhura me Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018 (kategoria 3)

Publikimi i thirrjes për propozime: shtator 2017
Afati i fundit për dorëzim: 22 nëntor 2017
Periudha e vlerësimit: 6 muaj
Informata për aplikuesit: prill 2018
Nënshkrimi i marrëveshjeve të granteve: maj – korrik 2018
Data e fillimit të veprimit: janar deri në shtator 2018

  • Kontributi financiar nga BE-ja

Kontributi financiar nuk mund të tejkalojë

  • për kategorinë 1: 60% të kostove të pranueshme
  • për kategorinë 2: 50% të kostove të pranueshme
  • për kategorinë 3: 60% të kostove të pranueshme.
  • Partnerët

Si mund të takoni partnerë për të bashkëpunuar?

  • Merrni pjesë në ngjarjet e rrjetëzimit (IETM, Culture Action Europe, etj.), festivale dhe konferenca me tema ndërkombëtare ose evropiane
  • Eksploroni bazat e të dhënave të projekteve të financuara që i përkasin Zyrës së Evropës Krijuese: Austri, Itali, Poloni, Serbi, Slloveni, Francë, Belgjikë,
  • Bashkohuni me grupin Creative Europe në LinkedIn ku organizatat ndajnë ide, projekte dhe bëjnë kërkesa për partnerë

LEXO MË SHUMË

  • Thirrje për Propozime EACEA 32/2017: Mbështetje për projektet e bashkëpunimit evropian 2018

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/1._call_notice_eacea_32_2017- culture-ce-2018_en.pdf

  • Thirrje për Propozime EACEA 35/2017: Mbështetje për projekte të bashkëpunimit të lidhura me Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/2._call_notice_eacea_35_2017- culture-ce-2018_en_.pdf

https://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/support-european-cooperation-projects-2018_en

Evropa Krijuese në Facebook

Evropa Krijuese në Twitter

Related Posts