ambasador-poster-alb-page-001

Shtator 14, 2016 | E mërkurë

Share This Post With:

THIRRJE PËR TË GJITHË VULLNETARËT E RINJ NË KOSOVË

A jeni vullnetar për këshillin tuaj rinor lokal ? Apo ndoshta jeni pjesë e ndonjë klubi mjedisor për pastrimin e qytetit tuaj apo kohën tuaj e shpenzoni si vullnetar në organizimin e ndonjë aktiviteti  ose festivali me karakter kulturo-artistik në Kosovë? Mos e humbisni mundësinë që puna juaj si vullnetarë të njihet!

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian lanson garën për Ambasadori Vullnetar i Ri i BE-së, ku ftohen studentet e shkollave të mesme dhe universiteteve në mbarë Kosovën të tregojnë rreth punës së tyre vullnetare si dhe ndikimin që ka kjo në komunitetet e tyre.

Kush ka të drejtë aplikimi?

  • Studentë të shkollave të mesme dhe universiteteve

Çfarë ju nevojitet për aplikim?

Kriteret për aplikim:

  1. Plotësimi i të gjitha kritereve
  2. Numri i orëve vullnetare të shërbyera
  3. Ndikimi në komunitet

Tre ambasadorët vullnetar më të mirë do të shpërblehen me çmime dhe do të ftohen në një koktej rasti për të nderuar aplikimin e tyre në EUICC në Prishtinë.

*Shënim: Të gjitha aplikimet e dyshimta për plagjiaturë ose që nuk janë punë origjinale e studentit/es që aplikon, do të skualifikohen.